Prokuroria sulmohet me grafitet “PROntoKURORIA”

Prokuroria sulmohet me grafitet “PROntoKURORIA”

16:48, 19/01/2019

Pas emërimit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës të ish-deputetit të PDK-së, Bahri Hyseni në qendër të Prishtinës janë shfaqur dy grafite.

 Hyseni ishte protagonist në aferën e përgjimeve “Pronto”, në një bisedë me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, të cilit i kishte thënë se ai nuk ka konkurruar për anëtar të Bordit të KOSTT-it.

E në grafitet e reja paraqiten të bashkuara fjalët “konkuru” dhe “Prokuroria”, duke aluduar në postin e ri të Hysenit, transmeton Koha.net.

Koha.net ka siguruar pamjet nga këto grafite ku në mur është shkruar “PROntoKURORIA” dhe “PROkunkuruRIA”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco