Data 6 tetor pritet të shpallet nga Presidenti për të shkuar në votime

Data 6 tetor pritet të shpallet nga Presidenti për të shkuar në votime

22:56, 22/08/2019

Me 89 vota pro, një kundër dhe dy abstenime, deputetët sot votuan pro shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.

Pas shpërbërjes së Kuvendit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që shumë shpejt t’i shpallë zgjedhjet.

Këtë e bëri përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Tani është në interes të qytetarëve të Kosovës që pas një procesi zgjedhor demokratik të kemi sa më shpejt një qeveri funksionale dhe llogaridhënëse, e cila i përballon sfidat që na presin si shtet dhe shoqëri.

Brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e sotëm të Kuvendit, së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës”, kishte shkruar Thaçi ndër të tjera.

Në anën tjetër, burime, brenda Presidencës, kanë bërë të ditur se Presidenti Thaçi, pritet t’i shpallë zgjedhjet në fillim të javës së ardhshme.

Sipas këtyre burimeve, zgjedhjet pritet të mbahen më 6 tetor ndërkaq fushata zgjedhore do të zgjas vetëm 10 ditë.

Theksojmë se deri te këto zgjedhje të parakohshme ka ardhur si pasojë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit më 19 korrik, pasi që kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco