Pronari i fabrikës së vajit në Gjilan i tregon Kurtit arsyen e ngritjes së çmimit

Pronari i fabrikës së vajit në Gjilan i tregon Kurtit arsyen e ngritjes së çmimit

12:37, 10/03/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar fabrikën e vajit ushqimor “Floil”, në Gjilan, me ç’rast u pritën nga pronari i kësaj fabrike, Berat Mustafa.

Kurti është i shoqëruar nga ministrat e kabinetit të tij, ndërsa arsyeja e kësaj vizite është rritja enorme e çmimit të vajit në Kosovë.

Pronari i kësaj fabrike, duke iu përgjigjur interesimit të kryeministrit Kurti, ka thënë se si pasojë e luftës në Ukrainë, po ndodh ngritja e çmimit të vajit, pasi nga ky shtet importohet lënda e parë e vajit.  

“Kryesisht kemi pasur nga vendet tjera, po edhe nga Ukraina dhe tash atje është luftë dhe e ka ndalë Ukraina dhe tash po na njoftojnë se edhe Bullgaria e ka ndalë për shkak të mungesës në treg. Se Rusia është shteti i dytë i prodhimit të vajit të lule diellit shtrydhës, dhe këto dy shtete që janë në luftë, nuk ka vaj të mjaftueshëm dhe ka rritje të çmimit”, tha Mustafa.

“Pasi që jemi anëtarë të Berzes, jemi njoftuar se edhe vaji i palmës ka rritje të çmimit dhe nuk ka mjaftueshëm në treg”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco