Gjuriq: Presioni shtesë i Prishtinës ndaj serbëve

Gjuriq: Presioni shtesë i Prishtinës ndaj serbëve

11:05, 25/06/2019

I ashtuquajturi drejtor i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën ka deklaruar sot në televizionin serb “Pink” se “ka filluar të lajmërohet mungesa e artikujve në komunat e veriut të Kosovës” dhe ka theksuar se “Serbia do të gjejë mënyrë të dërgoj mallra për popullin e saj në Kosovë”.

Ai ka shprehur “brengosje” për shkak të “presioneve shtesë të Prishtinë ndaj serbëve në veri të Kosovës dhe ka pretenduar se shqiptarët ditëve të fundit i kanë mbyllur kanalet ilegale të furnizimit me artikuj themelorë nga Serbia”.

Ai ka theksuar se “Prishtina veprimin e saj po e bazon në marrëveshje të datës 23 shkurt 2012, të cilën, siç ka përkujtuar, e ka parafuar Broko Stefanoviq, e sipas të cilës Policia Kufitare e Kosovës është vendosur nëpër kufij të Jarinjës dhe Bërnjakut”, duke “harruar” se këtë marrëveshje e ka nënshkruar pikërisht kryeministri i atëhershëm i Serbisë Ivica Daçiq i cili ishte në koalicion me partinë e Aleksandar Vuçiqit.

“Kjo polici kufitare, tani po i konfiskon kamionët dhe kombit me mallra, ndërsa popullit në veri po i mungojnë mallrat. Ne do të gjejmë mënyra t’i fusim të gjitha mallrat të nevojshme për popullin tonë në Kosovë”, ka pranuar haptas Gjuriq, që shteti i tij po merret me kontrabandë në një shtet tjetër

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco