Kosnett ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës

Kosnett ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës

08:43, 25/06/2019

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës sa i përket luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në një postim në Twitter, Kosnett ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare me progresin e arritur.

“Kosova duhet të jetë krenare për progresin e rëndësishëm që bëri për të luftuar luftën kundër qenieve njerëzore këtij viti. Një kod penal i rishikuar, udhëzime të reja dënimi dhe përgjigje të forta nga policia bëjnë që qytetarët të Kosovës të jenë më të sigurt”, ka shkruar Kosnett.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco