Ish-deputeti Bardh Spahia dërgohet në Gjykatën e Shkodrës, qindra njerëz e presin me duartrokitje

Ish-deputeti Bardh Spahia dërgohet në Gjykatën e Shkodrës, qindra njerëz e presin me duartrokitje

09:30, 22/06/2019

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia i arrestuar, është dërguar mëngjezin e sotëm para Gjykatës në Shkodër për të marrë masën e sigurisë. Bardh Spahia u arrestua dy net më parë nga Policia ndërsa ishte duke shkuar në një debat televiziv në TCH. Ai ishte shpallur person në kërkim nga Policia, pas revoltës që shpërtheu përpara KZAZ në Shkodër. 

Por, ish-deputet e opozitës dhe protestues të tjerë janë mbledhur para gjykatës dhe e kanë pritur me duartrokitje kolegun e tyre teksa Policia e solli në gjykatë. Ata kanë shpërthyer në thirrje duke kërkuar lirimin e ish-deputetit të PD-së. Ndërkohë, dhjetra policë e kanë rrethuar godinën dhe mbështetësit e Spahisë janë duke pritur vendimin.

Policia njoftoi më 19 qershor, se arrestimi i protestuesve shkodranë është bërë për sulmet ndaj KZAZ-ve. Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik”.

Sipas Policisë, aktet më të rënda janë regjistruar në KZAZ në Bashkinë Shkodër, ku disa shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën “Shejnaze Juka" dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle. Sipas Policisë.  ata edhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të vendosur për të garantuar mos-prekjen e materiale zgjedhore. 

Ndërsa Bardh Spahia ishte shpallur në kërkim ditën kur u bë njoftimi më poshtë, të arrestuarit e tjerë që do të dalin para gjykatës janë:

Gentian Bytyqi - polic i bashkisë Shkodër
 Alfred Nikolli- polic i bashkisë Shkodër
 Adi Garuci - specialist i bujqësisë, bashkia Shkodër
 Aleks Ndoj - polic i bashkisë
 Orlando Thepi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco