Gratë e Vetëvendosjes në të bardhë

Gratë e Vetëvendosjes në të bardhë

11:01, 22/03/2021

Deputetet gra të VV-së, janë veshur të gjitha në të bardhë, shkruan Syri.net Kosova.

Gjatë pauzës së seancës plenare për konstituimin e Kuvendit të Kosovës,  gratë e VV-së bashkë me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani dhe deputetet nga lista e saj kanë shfrytëzuar rastin të pozonin të gjitha të veshura në ngjyrë të bardhë.

Kujtojmë se pak orë para se të filloj seanca konstituive e legjislaturës së tetë, Vjosa Osmani si dhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci kishin postuar disa statuse në rrjetet e tyre sociale ku shkruanin "Ditë e bardhë".

Por çfarë përmban kjo simbolikë, mbetet të shihet në vijim, Syri Kosova do të ju mbaj të informuar për çdo zhvillim



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco