Paralajmërohet furtunë në institucione me qeverinë Kurti

Paralajmërohet furtunë në institucione me qeverinë Kurti

11:06, 11/03/2021 Nga B.T

Me rikthimin e Qeverisë Kurti në pushtet, pritet të ketë një pastrim të mirëfilltë edhe në institutcionet e ndjekjes dhe hetuesisë, ku përfshihen prokuroria, policia, gjykatat AKI-ja, ushtria e sektorët e tjerë.

Ky pastrim  i zyrtarëve të dyshuar për vepra penale pritet të vazhdoi, pasi kishte mbetur gjysmë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti 1.

Ekspertët kërkojnë që vetingu nuk duhet zhvilluar vetëm në mënyrë sipërfaqësore, por në mënyrë rrënjësore, në mënyrë që të krijohen institucione kredibile shtetërore.

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve të krimit të organizuar dhe terrorizmit Kolë Krasniqi, tha për "Syri.net", se  vetingu është tërmet apo domosdoshmëri.

Sipas tij paralelisht me fuqizimin e opozitës politike u aktualizua edhe nevoja për një veting në institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë kosovare. Një nevojë e tillë buron edhe nga vlerësimet e institucioneve të ndryshme kredibile nacionale dhe ndërkombëtare, të cilat flasin dhe shpeshherë edhe sjellin argumente për kapjen e institucioneve tona shtetërore, nga grupet e caktuara të interesit. 

Njohësi i çështjeve të krimit të organizuar dhe terrorizmit, tha se nga këto arsye, por edhe në interes të një të ardhme më të ndritur dhe të autoritetit tonë shtetëror, duhet organizuar dhe zbatuar një veting mirëfilltë ndaj çdo zyrtari të lartë shtetërorë, duke verifikuar me objektivitet dhe precizitet të lartë pasurinë, të kaluarën dhe karrierën, përkatësisht avancimin e tyre në karrierë.

"Në realitet këto tri aspekte, e përcaktojnë kredibilitetin e zyrtarit bashkëkohor shtetëror. Nëse ndonjëri zyrtar shtetëror nuk e justifikon pasurinë e vet duhet larguar pa hezitim nga pozicioni. Në procesin e verifikimeve të tilla duhet kërkuar edhe ndihmën e shteteve mike, siç janë SHBA-të, Gjermania, Italia, Austria dhe shtetet tjera perëndimore që luftojnë me vendosmëri korrupsionin dhe pastrimin e parave në territoret e tyre", tha Kolë Krasniqi. 

Profesori shtoi se ndihma e këtyre shteteve është e mirëseardhur edhe nga fakti se ato disponojnë me të dhëna senzitive për pasuritë e deponuara apo të investuara në Kosovë dhe jashtë saj, nga personat e afërt apo “kontaktues të drejtpërdrejt apo indirekt” me zyrtarët tanë „të lartë shtetërorë“. 

Është përgjithësisht e ditur se në Kosovë nuk janë të rralla rastet kur zyrtari i caktuar shtetëror pa ndonjë bazë të njohur ekonomike brenda disa viteve bëehet milionerë, apo zhvillon jetë të luksit “milioner”.

Gjithashtu edhe verifikimi i të kaluarës dhe i avancimit në karrierë duhet bërë konform ligjit dhe rregulloreve në fuqi, ngase nuk janë të rralla rastet e ndikimit të grupeve të caktuara të interesit psh. për punësimin në universitet të gjyqtarit të përjashtuar nga puna (dhe të dënuar për kryerjen e veprave të rënda penale). Apo punësimin e personave pa përvojë dhe arsimim apo diploma përkatëse, në nivele të larta shtetërore. 

Gjatë këtyre verifikimeve, komisionet e vetingut duhet të përqendrohen posaçërisht në verifikimin e rregullsisë dhe të meritokracisë seavancimitnë karrierë të personave zyrtar, psh., nga referenti i thjeshtë në drejtor apo shef te departamentit. Nga gjyqtari për kundërvajtje në gjyqtar për krime të rënda apo gjyqtar në Gjykatë të Apelit. 

Nga hetuesi i stacionit policor në hetues të departamenteve qendrore për hetimin e krimeve. Nga zyrtari i thjesht shtetëror në diplomat të rangut e lartë e tjera. Në rastet kur argumentohet avancimi, psh., i “profesorit asistent” në gradën e “profesorit të rregullt”, pa asnjë botim apo vlerë të njohur akademike, atëherë atyre pa hetizim duhet tu merren thirrjet e pamerituara akademike dhe të largohen edhe nga puna për shkak të shkeljes së kodit etik, duke prezantuar apo deponuar të dhëna të rrejshme. 

Profesori shtoi se vetingu në sistemin tonë të arsimit, të drejtësisë dhe të sigurisë nuk duhet zhvilluar sipërfaqësisht dhe vetëm në kontekst të verifikimit të pasurisë, të kaluarës dhe të avancimit në karrierë të personave zyrtar, mirëpo duhet zhvilluar në mënyrë rrënjësore dhe të përfshij edhe rivlerësimin e profesionalizmit dhe të integritetit të figurës së gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve, inspektorëve, drejtorëve, diplomatëve, profesorëve e të tjerë, në mënyrë që të krijohen institucione kredibile shtetërore.

"Qeveria e re kosovare në interes të besueshmërisë dhe të autoritetit tonë shtetrorë, nuk duhet të lejoj që të ketë në mesin e vet zyrtarë të padenjë dhe të korruptuar ngase ata e reprezentojnë edhe kulturën e shtetit dhe të popullit të tyre, tha njohësi Kolë Krasniqi.

Sipas profesorit verifikimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve, pos të kaluarës, pasurisë dhe avancimeve të tyre, duhet bërë edhe në kontekst të hapjes apo te mbylljes se hetimeve, perkates isht sjellje decaktgjykimeve, ngase ka mjaft informacione ne kosove qe disa prokurori dhe gjyqtar, ne interese te caktuara sjellin  vendime te kunderligjeshme per hapjen apo mbyllen e hetimeve, perkates isht aktgjykimi te kunderligjeshme.

Edhe deputeti i LVV-së Mefail Bajqinovci nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për "Syri.net", se me ardhjen e Qeverisë Kurti 2, do të ketë drejtësi dhe reforma në të gjitha institucionet e drejtësisë  dhe sigurisë.

Sipas tij vetingu do të spastrojë elementet korruptive nëpër institucionet ku ka shkelje dhe korupsion.  

"Ligji  për Konfiskimin e Pasurisë, do të votohet shumë shpejt dhe do të fillojmë punën", tha deputeti Bajqinovci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco