Zyrtari i LDK-së: Sovrani na e ka treguar vendin me 14 shkurt, ja paralajmërimi për 14 marsin

Zyrtari i LDK-së: Sovrani na e ka treguar vendin me 14 shkurt, ja paralajmërimi për 14 marsin

20:09, 04/03/2021

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj ka folur pas dështimit për t’u bërë deputet, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka shkruar në Facebook se 14 shkurti është mesazh për 14 marsin, ditën kur do të zgjedhet kryetari i ri i LDK-së.

“Sovrani na e ka treguar vendin me 14 shkurt”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Të nderuar veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së në Istog dhe gjithandej Kosovës,
Miq të nderuar!Tashmë kur u shpallën rezultatet e zgjedhjeve, rezulton se jam kandidati i 18-të me i votuar në kuadër të 110 kandidatëve të listës së LDK-së, me gjithsejtë 6473 vota, por të pamjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit!

Nga zemra ju FALËNDEROJ gjithsecilit prej Jush që keni qenë pjesë e ekipit tim dhe duke me votuar besuat në mua dhe e vlerësuat punën dhe angazhimin tim në Kuvend të Republikës. Përherë ju jam mirënjohës deri në përulesi!Të dashur anëtarë të Lidhjes tonë,Vetëm demokracia e brendshme e rikthen LDK-në në forcë me peshë politike në vend.14 shkurti është mesazh për 14 marsin.Lidhja e re duhet të jetë motoja jonë.

Lidhja e besimit me qytetarin e vendit tonë.
Lidhja e besimit me mërgatën tonë.Lidershipi i ri duhet te marr mbi supe procesin e ngritjes se LDK-së.

Ky proces nuk do të jetë i lehtë, por unë mendoj që kemi shtigje dhe nëse duam, mund t’ia dalim.Sovrani na e ka treguar vendin me 14 shkurt. Ai është elektorati ynë që pret nga Ne ta marrim parasysh mesazhin e tyre. Mesazhi është i qartë: ata duan ndryshim në të gjitha nivelet e organizimit tonë politik.

Prandaj, secili nga Ne, 355 anëtaret e Kuvendit e kemi për borgj që përmes votes me 14 mars, ta forcojmë LDK-në duke marr parasysh forcat tona dhe kapacitetet me të mira që i kemi. LDK-së i duhet një kryetar i ri dhe një ekip i qëndrueshëm, identitar, përfaqësues dhe me integritet, që vazhdon tutje projektin për shtetin e Kosovës, duke iu përshtatur rrethanave të reja.LDK me peshë politike i duhet shtetit të Kosovës.

LDK me peshë politike i duhet demokracisë së vendit tonë.Ndryshe, do të mbetet vetëm pjesë e historisë.Unë mendoj që, lidershipi i ri i LDK-së në prononcimin e parë duhet ti falënderohet votuesve tonë që me votën e tyre e ruajtën bërthamën e LDK-së në këto zgjedhje dhe paralelisht me këtë duhet t’i kërkojnë FALJE pjesës tjetër të elektoratit tonë, që unë besoj jashtë vullnetit të tyre, kësaj radhe nuk e votuan LDK-në, duke kërkuar ndryshimin. 

Ata kanë të drejtë në kërkesën e tyre legjitime për ndryshime sepse secili prej tyre ka kontribuar dhe i kanë qëndruar besnik LDK-së.Në fund, uroj që fituesit e zgjedhjeve ti themelojnë shpejtë institucionet dhe t’i ofrojnë qeverisje të mirë vendit dhe qytetarëve tonë. Mendoj që LDK duhet të jetë opozitë konstruktive dhe aty ku i kërkohet të jetë pjesë e proceseve të interesit nacional.Zoti ju bekoftë!

oti e bekoftë Republikën tonë!

Sinqerisht juaji, 

Shkëmb MANAJ

Të nderuar veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së në Istog dhe gjithandej Kosovës, Miq të nderuar! Tashmë kur u shpallën...

Posted by Shkëmb Manaj on Thursday, March 4, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco