LDK-ja mund t’ia bëjë korumin Vjosa Osmanit për presidente, gjithçka në dorë të kryetarit të ri

LDK-ja mund t’ia bëjë korumin Vjosa Osmanit për presidente, gjithçka në dorë të kryetarit të ri

16:54, 04/03/2021

Kandidati për kryetar të LDK-së ka deklaruar se ish partia e Vjosa Osmanit, pritët të vendos nëse do ta mbështes për t’u bërë presidente.

Quni ka thënë se kjo varet nga kryetari i ri dhe kryesia e re.

“Sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit te Republikës së Kosovës, do të trajtohet nga kryetari i ri i LDK-së, Kryesia e re dhe Këshilli i Përgjithshëm. Qëndrimet e strukturave të partisë do të jenë orientime për Grupin Parlamentar te LDK-se”, tha Quni për një media kosovar.

Ai përserit se është i gatshëm për ballafaqim me kolegët e tij pretendent për kryetar partie.

Me datë 14 mars, 355 delegatë nga 38 degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga të gjitha komunat në Kuvend zgjedhor do të mblidhen për të dhënë votën e tyre dhe do të vendosin se kush do të udhëheq me këtë parti për dy vitet e ardhshme, derisa, atë ditë zyrtarisht do të dihet edhe kush janë pretendentët për të udhëhequr subjektin më të vjetër politik në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco