Rugova thumbon LDK-në: 'Dmth bashkë me Bacin Behgjet 12.6% se përndryshe edhe më poshtë'

Rugova thumbon LDK-në: 'Dmth bashkë me Bacin Behgjet 12.6% se përndryshe edhe më poshtë'

16:42, 04/03/2021

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka ironizuar me rezultatin e partisë në zgjedhjet e 14 shkurtit, në të cilat LDK-ja doli e treta me 12.6%.

Në një shkrim në ‘Facebook’, Rugova ka ironizuar që së bashku me Behgjet Pacollin kanë arritur 12.6% dhe se pa të do të ishte rezultati edhe më i vogël.

“Dmth bashkë me Bacin Behgjet 12.6% se përndryshe edhe më poshtë. Dhe hala ka njerëz që thonë pse po flet? Haj medet ku e kanë sjell partinë e Ibrahim Rugovës!”, ka shkruar Rugova.

LDK-ja do t’i mbajë zgjedhjet për kryetar të partisë në Kuvendin zgjedhor që është vendosur tashmë se do të mbahet me datë 14 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco