Zëdhënësi i LVV-së paralajmëron formimin e institucioneve brenda javësh

Zëdhënësi i LVV-së paralajmëron formimin e institucioneve brenda javësh

14:53, 04/03/2021

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, deklaroi se votat nga diaspora kanë qenë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Këtë ai e tha gjatë një interviste për Klan Kosova, ku u shpreh se zhvillimi pozitiv i këtyre zgjedhjeve është edhe fakti që 40 përqind e grave nga kjo parti që kanë fituar vota për t’u bërë deputete, nuk kanë pasur nevojë për kuotën gjinore.

“Kjo është dëshmi shumë e mirë dhe zhvillim pozitiv që përfaqësimi në Kuvend i grave determinohet edhe nga hapësira qe u jepet atyre në listën zgjedhore”.

“Qytetarët me votën ndaj Lëvizjen Vetëvendosje e kanë shprehur mbështetjen edhe ndaj Albin Kurtit. Vota për VV-në ka qenë për Kurtin dhe vota për Kurtin ka qenë votë e vlefshme për VV-në”, deklaroi Kryeziu.

Ai po ashtu u potencoi se është e domosdoshmëri që institucionet të formohen shumë shpejt dhe se beson që e gjithë kjo do të përmbyllet brenda javësh e assesi brenda muajsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco