SHBA-të vendosin fuqishëm pro vendosjes se ambasadës së tyre në Jerusalem

SHBA-të vendosin fuqishëm pro vendosjes se ambasadës së tyre në Jerusalem

14:51, 04/03/2021

Pas njohjes së shtetit të Kosovës nga Jeruzalemi ,çështja më e diskutuar padyshim se është mundësia e hapjes së Ambasadës së Kosovës në këtë shtet.

Edhe pse ende nuk është bërë e ditur se kur mund të vendoset Ambasada e Kosovës në këtë shtet dhe në cilin vend saktësisht, nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u tha se është çështje e cila do të shqyrtohet duke e parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje.

Por çështja e vendosjes së ambasadave në Jeruzalem u rihap së fundi edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada Amerikane në Jeruzalem fitoi mbështetje thuajse unanime në Senat gjatë të enjtes kur të gjithë ligjvënësit përveç tre prej tyre votuan për të mbajtur postin diplomatik në qytet, pas lëvizjes së tij nga Tel Aviv, nën administrimin e Donald Trump.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump njohu zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe njoftoi planet e tij për të zhvendosur ambasadën e SHBA-së në qytet në dhjetor të vitit 2017-një veprim qe u refuzua nga Kombet e Bashkuara.

Ambasada e SHBA-së në Jeruzalem u hap pesë muaj më vonë në një ceremoni mirë të organizuar.

Por nuk ka gjasë që administrata e Joe Biden të zhbëjë masën dhe të vendos përsëri ambasadën e SHBA-ve në Tel Aviv, veçanërisht duke pas parasysh mbështetjen që ka vendimi në Capitol Hill, raporton newsweek, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka gjasa që administrate e Biden të zhbëjë masën dhe të vendos përsëri ambasadën e SHBA-së në Tel Aviv, veçanërisht duke pasur parasysh mbështetjen që ka vendimi në Capitol Hill”, deklaroi Anthony Blinken, Sekretari i Shtetit, i cili konfirmoi se administrate e re kishte në plan të mbante ambasadën e SHBA-së në Jeruzalem.

Anthony Blinken, Sekretari i Shtetit, konfirmoi se administrate e re kishte në plan të mbante ambasadën e SHBA-së në Jeruzalem ndërsa republikanët e kundërshtonin atë gjatë seancës.

“A jeni dakord që Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit dhe a angazhohemi që Shtetet e Bashkuara do të mbajnë ambasadën tonë në Jeruzalem”, u pyet Blinken nga senatori Ted Cruz.

Përgjigja e tij ishte “Po dhe po”.

Gjatë një thirrje për mbledhjen e fondeve gjatë fushatës fillestare demokratike, Biden gjithashtu tha se ai nuk do ta lëviz ambasadën, por e quajti lëvizjen e Trump-it, dritëshkurtër dhe mendjelehtë, pasi erdhi pa asnjë kusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco