PDK: Rezultatet e zgjedhjeve janë pasqyrë e nivelit të lartë të demokracisë

PDK: Rezultatet e zgjedhjeve janë pasqyrë e nivelit të lartë të demokracisë

14:49, 04/03/2021

Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar anëtarët, simpatizantët dhe përkrahësit e kësaj partie për secilën votë që kanë marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, thuhet: “Rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend”.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës,

Faleminderit për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme. Faleminderit mijëra herë për secilën votë tuajën, për besimin e dhënë.

Rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend.

Votën tuaj, PDK do ta arsyetojë me punë dhe angazhim në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco