Sipas Haskukës Albini mori përkrahjen më të madhe në historinë parlamentare të Kosovës

Sipas Haskukës Albini mori përkrahjen më të madhe në historinë parlamentare të Kosovës

14:49, 04/03/2021

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, tha se zgjedhjet e 14 shkurtit filluan me padrejtësi, duke e larguar Albinin nga lista, e pastaj vazhduan me padrejtësitë ndaj mërgatës. U vënë pengesa nga më të ndryshmet, një pjesë e madhe e votave të mërgatës nuk u pranuan e rezultatet u vonuan tepër. 

Sipas tij kishte edhe padrejtësi të përgatitur nga Beogradi ndaj komunitetit rom dhe boshnjak, duke uzurpuar disa nga mandatet e tyre.

"Mirëpo, në fund qytetarët vërtetuan që 14 shkurti ishte një referendum", tha Haskuka. 

Kryetari i Prizrenit nga VV-ja shtoi se me 50% të votave, Albini ka marrë përkrahjen më të madhe në historinë parlamentare të Kosovës, me këtë edhe legjitimitetin për reforma rrënjësore për një Kosovë të drejtë dhe të zhvilluar. 

Ai i uroi të gjithë deputetëve dhe deputeteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco