Këto janë partitë që nuk i paguan gjobat e shqiptuara gjatë fushatës zgjedhore

Këto janë partitë që nuk i paguan gjobat e shqiptuara gjatë fushatës zgjedhore

13:18, 04/03/2021

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, njofton se nga 20 gjoba të shqiptuara për partitë politike, vetëm 10 janë paguar.

Tahiri thotë se secila gjobë e papaguar, do të procedohet për përmbarim, brenda afatit të caktuar bazuar në legjislacionin në fuqi.

“Nga raporti mujor financiar i shkurtit, kuptojmë se nga 20 gjoba të shqiptuara, 10 janë paguar deri tash:

– LVV ka paguar 6 gjoba;

– PDK ka paguar 3 gjoba;

– AKR ka paguar 1 gjobë.

Të papaguara ende, mbesin:

-LDK 5 gjoba;

-AAK 3 gjoba;

-LVV 1 gjobë;

-NISMA 1 gjobë”, shkruan Tahiri në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco