Rritet përfaqësimi i grave në Kuvend, Grupi i VV-së ka 40 për qind gra

Rritet përfaqësimi i grave në Kuvend, Grupi i VV-së ka 40 për qind gra

13:04, 04/03/2021

Lëvizje Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka vënë edhe një standard tjetër.

Ky subjekt do të përfaqësohet me 58 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit, ndërkohë që 39.6 për qind janë gra në këtë listë fituese.

Me ligj është e përcaktuar që minimumi një e treta e deputetëve duhet të jenë gra. Më shumë se minimumi i kërkuar ka edhe AAK-ja që doli e katërta. Nga tetë deputetë, tri janë gra.

Ndërkohë, PDK-ja si e dyta me 19 deputetë është pak nën minimumin e kërkuar. 31.6 për qind të deputetëve i ka gra. Gjithsej gjashtë deputete do të jenë në Grupin parlamentar të PDK-së.

LDK-ja ka fiks aq sa është minimumi i përfaqësimit të grave me ligj, 33.3 për qind. Nga 15 deputetë, pesë janë gra.

Gjithsej në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse do të jenë 44 deputete apo 36.6 për qind. Në legjislaturën e fundit ishin 39 deputete, pesë më pak se që do të jenë në legjislaturën e re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco