Ky është mesazhi i VV-së pas përfundimit të numërimit të votave

Ky është mesazhi i VV-së pas përfundimit të numërimit të votave

11:10, 04/03/2021

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas përfundimit të numërimit të gjitha votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nga LVV-ja, përmes një komunikate kanë falënderuar qytetarët për mbështetjen.

“Falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Falënderojmë Vullnetarët për punën e madhe,  Aktivistët për përpjekjet dhe angazhimin e palëkundur, dhe vëzhguesit e komisionerët, veçanërisht atyre që kanë vijuar punën edhe pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e numërimit.  Së bashku krejt dhe drejt”, thanë nga LVV-ja.

Partia e Kurtit thotë se ka arritur 50% duke marrë gjithsej 438 mijë e 334 vota

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco