Zyrtari i LDK-së: Koalicioni i ri VV- LDK,  ‘vaksina shpëtuese për Kosovën’

Zyrtari i LDK-së: Koalicioni i ri VV- LDK, ‘vaksina shpëtuese për Kosovën’

10:53, 04/03/2021

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Adnan Merovci ka dhënë një propozim se kush duhet të udhëheq institucionet e Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, Merovci idenë e tij e ka quajtur ‘vaksina shpëtuese për Kosovën’.Merovci ka propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje të bëjnë një koalicion qeveritar.

“Kryeministër: Albin KURTI, Kryetar i Kosovës: Lutfi HAZIRI, Kryetar i Kuvendit: Glauk KONJUFCA, Kryetare e LDK-së dhe Ministre e Jashtme: Vjosa OSMANI. Kjo arrihet nëse aplikohet Vaksina kundër inateve, mllefeve, hakmarrjeve dhe krejt kjo për Kosovën”, ka shkruar ai.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt, e para në këto zgjedhje sipas rezultateve preliminare është LVV me 47,85%, e dyta PDK me 17,41%, e treta LDK me 13,08%, ndërsa AAK ka marrë 7,43%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco