Këta janë 15 deputetët e LDK-së pas numërimit edhe të votave të diasporës

Këta janë 15 deputetët e LDK-së pas numërimit edhe të votave të diasporës

09:28, 04/03/2021

Në listën e siguruar të rezultateve të votave të kandidatëve të LDK-së, të zgjedhjeve të 14 shkurtit, që partinë e Isa Mustafes e nxorën të 3-ten më radhë, me vetëm 15 deputetë.

Mbëmë u publikua shkrimi përmes të cilit tregoi se kush janë 15 deputetët e LDK-së në mandatin e ri, por pa votat e diasporës, ku pesëshja më e votuar janë Avdullah Hoti, si prijës i listës, pasuar nga Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni e Armend Zemaj.

Reporteri ka siguruar edhe sot listën me votat e diasporës, të cilat e “rrëzojnë” nga pozita e deputetes një kandidate dhe e bëjnë pjesë të institucionit ligjvënës një kandidate tjetër.

Pas numërimit të votave të diasporës, pozitën e deputetes e ka siguruar kandidatja nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi, kurse ka mbetur jashtë Kuvendit, kandidatja nga Gjilani, Lirije Kajtazi, e cila për disa mandate ishte deputete, shkruan Reporteri.net.

Rrezarta Krasniqi ka marrë 5526, kurse Lirije Kajtazi ka marrë 544 vota.

Avdullah Hoti tani ka gjithsej 69 mijë e 640 vota, Kujtim Shala 32 mijë e 700, Lumir Abdixhiku 25 mijë e 264, Anton Quni 14 mijë e 840, Armend Zemaj 13 mijë e 798 vota.

Image Image Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco