Lista/Ja kush janë 15 deputetët e LDK-së që kanë fituar ulëse në Kuvend

Lista/Ja kush janë 15 deputetët e LDK-së që kanë fituar ulëse në Kuvend

22:43, 03/03/2021

Avdullah Hoti si bartës i listës së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe kandidat për kryeministër, pasuar nga Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni e Armend Zemaj janë 5 më të votuarit në partinë e Isa Mustafës, që në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme pësoi humbjen më të thellë në histori të saj.

Reporteri.net, ka siguruar listën e rezultateve të votave të kandidatëve të LDK-së, të zgjedhjeve të 14 shkurtit, që partinë e Isa Mustafes e nxorën të 3-ten më radhë, më vetëm 15 deputetë.

Në rezultatet e siguruara, nuk janë të procesuara votat e diasporës, numërimi i të cilave ka përfunduar para pak orësh.

Avdullah Hotit deri më tani i janë numëruar mbi 60 mijë vota, pasuar nga Kujtim Shala me mbi 30 mijë vota, që ka lënë pas Lumir Abdixhikun që ka gjithsej 24 mijë e 241 vota të llogaritura, pa u përfshirë ato të diasporës, numërimi i të cilave ka përfunduar para pak orësh.

Anton Quni është deputeti i 4 i LDK-së që ka fituar mandat tjetër në Kuvend, pasuar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, që e përmbyll 5-shen më të votuar në LDK.

Të dyve këtyre deri më tani u janë procesuar mbi 13 mijë vota. Pas tyre ndodhet me vota ish-ministrja e Financave Hykmete Bajrami, që mandatin për deputete e fiton pa kuotë gjinore, për dallim nga gruaja e dytë më e votuar në LDK, Marigona Geci, vajza e ish-deputetit Gani Geci.

Në mesin e më të votuarve në LDK, që kanë fituar mandat për deputet, është edhe Driton Selmanaj.

Sipas këtyre rezultateve, grupi parlamentar i LDK-së, që në zgjedhjet fitoi vetëm 12,6% të votave, përkthyer në mandate për deputet 15 sosh, do të duket kështu:

1. Avdullah Hoti,
2. Kujtim Shala,
3. Lumir Abdixhiku,
4. Anton Quni,
5. Armend Zemaj,
6. Hykmete Bajrami,
7. Agim Veliu,
8. Behgjet Pacolli,
9. Arben Gashi,
10. Besian Mustafa –
11. Driton Selmanaj,
12. Marigona Geci,
13. Vlora Dumoshi,
14. Valentina Bunjaku-Rexhepi,
15. Lirije Kajtazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco