Kujtim Shala i dyti më i votuari në LDK, pas Avdullah Hotit

Kujtim Shala i dyti më i votuari në LDK, pas Avdullah Hotit

22:41, 03/03/2021

Avdullah Hoti si bartës i listës së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe kandidat për kryeministër, pasuar nga Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni e Armend Zemaj janë 5 më të votuarit në partinë e Isa Mustafës, që në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme pësoi humbjen më të thellë në histori të saj.

Bazuar në listën e rezultateve të votave të kandidatëve të LDK-së, të zgjedhjeve të 14 shkurtit, që partinë e Isa Mustafës e nxorën të 3-ten më radhë, më vetëm 15 deputetë.

Nga lista e siguruar nga Reporteri.net, shihet se Kujtim Shala është renditur i dyti për nga votat pas Avdullah Hotit, që ishte edhe kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shala është përfolur si pasardhës i Mustafës në krye të LDK-së, e cila zgjedhjet e reja për udhëheqës do t’i mbajë me 14 mars.

Në rezultatet e siguruara, nuk janë të procesuara votat e diasporës, numërimi i të cilave ka përfunduar para pak orësh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco