Luhatjet për ambasadën në Jerusalem dëmtojnë marrëdhëniet Kosovë-Izrael

Luhatjet për ambasadën në Jerusalem dëmtojnë marrëdhëniet Kosovë-Izrael

22:05, 03/03/2021

Ish ambasadori, Lulëzim Peci ka deklaruar se luhatja për vendosjen e ambasadës në Jerusalem dëmtojnë marrëdhëniet e reja të krijuara mes Kosovës e Izraelit.

Peci ka dhënë si shembull votimin e senatit amerikan me 5 shkurt të 2021 për mbetjen e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem –raporton Syri.net

Andaj ai po e sheh se kjo luhatje do të dëmtonte edhe marrëdhëniet me SHBA-të.

Tutje shkruan në Facebook se me këto sjellje Kosova po tregon se është jo partnere e besueshme dhe që nuk e meriton atë që ka bërë SHBA për të.

Ky është shkrimi i plotë i Pecit:

Senati i SHBA-ve, me 5 shkurt 2021, me pothuajse vote unanime 97 pro dhe 3 kunder (Bernie Sanders, Elisabeth Ëarren dhe Tom Carper) vendosi qe Ambasada e saj ne Izrael te mbetet ne Jerusalem.

Ky vendim me perkrahje te jashtezakonshme bipartizane i Senatit te SHBA-ve duhet te lexohet mire dhe me seriozitet. Mesazhet tona duhet te jene pa ekuivoke per sa i perket vend-ndodhjes se Ambasades se Kosoves ne Izrael, pasi ato nuk kane te bejne vetem me marredheniet ne mes Kosoves dhe Izraelit, por mbi te gjitha edhe me marredheniet ne mes Kosoves dhe SHBA-ve.

Ne te kunderten, Kosova tregon qe eshte vetem nje "unreliable partner - partner jo i besueshem" qe nuk meriton ate se cfare SHBA ka bere dhe eshte duke be per te. Sa per marredheniet me Izraelin, tanime demi eshte evident, pasi nga entuziazmi eshte levizur ne dyshim. 

Kurre nuk ma kishte marrur mendja se do te duhej ta shkruaja kete post.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco