E konfirmon Vlora: 'Faleminderit nga zemra, të shërbej si ambasadore në SHBA ka qenë nderi i jetës sime'

E konfirmon Vlora: 'Faleminderit nga zemra, të shërbej si ambasadore në SHBA ka qenë nderi i jetës sime'

17:26, 03/03/2021

Vlora Çitaku e ka përfunduar zyrtarisht detyrën e Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Këtë gjë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e saj.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dëshiron t’i shpreh falenderimet më të sinqerta për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Suksese dhe mbarësi në angazhimet e rradhës Ambasadore Çitaku”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Pas përfundimit të detyrës është deklaruar edhe Vlora Çitaku. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çitaku ka thënë se shërbimi si ambasadore e Kosovës në ShBA ka qenë nder.

“Faleminderit nga zemra! Të shërbej si Ambasadore e Kosovës në SHBA ka qenë nderi i jetës sime”, ka shkruar ajo.

Vlora Çitaku është ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA që prej shpalljes së pavarësisë.

Ajo më parë ka qenë ministre e Integrimit Europian dhe ish-zëvendësministre e Jashtme.

Çitaku ka qenë deputete në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ka qenë e angazhuar në komisionet parlamentare për punë të jashtme dhe integrim evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco