Aksident zinxhiror në Kishnicë,  4 të lënduar nga përplasja e 4 veturave

Aksident zinxhiror në Kishnicë, 4 të lënduar nga përplasja e 4 veturave

16:22, 03/03/2021

Rreth orës 14:00 në rrugë Gjilan – Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin kanë qenë të përfshira  4 vetura, njofton  Policia.

Sipas tyre për pasojë nga aksidenti janë lënduar katër persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco