Zyrtari i PDK-së tregon se pse partia e tij doli dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit

Zyrtari i PDK-së tregon se pse partia e tij doli dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit

13:02, 03/03/2021

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, ka treguar disa arsye se pse kjo parti doli dobët me rezultate nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Siç thotë ai, PDK ka dalë me rezultat më të dobët se sa që është pritur.

“Ne tash jemi në përfundim të këtij procesi dhe mendoj se është fakt që PDK ka dalë me rezultat më të dobët se sa që e ka pritur. Kjo mund të ketë ndodh me siguri nga një shkëputje me votuesin tradicional të saj i cili me siguri ka fjetur ose ka votuar tjetër kënd”.

“Shihet që dy personalitete, dy karaktere thelbësore të PDK, Thaçi e Veseli, kanë munguar në zgjedhje. Veselin derisa presidenti ka pasur një mandat tjetër. Mendoj që PDK është parti e cila ka një bazament të fortë është krijuar jo brenda një dite por ka një proces të tanë. 20 vite pas kësaj kohe, partisë i duhet diçka tjetër. PDK është një parti tradicionale, një parti e cila duhet me e përmbledh veten dhe ka mjaft substancë të rigjenerohet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco