Lajçak: Kurtit i duhet pak kohë të njihet me dialogun

Lajçak: Kurtit i duhet pak kohë të njihet me dialogun

12:47, 03/03/2021

Përfaqësuesi i Posaç?m i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, përfundoi vizitën e tij tre-ditore në Kosovë sot.

Gjat? vizit?s s? tij n? Kosovë menj?her? pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Lajçak informoi fituesin e zgjedhjeve, kreun e Vet?vendosjes Albin Kurti, në detaje mbi progresin e bërë në Dialogun Prishtinë-Beograd që nga rifillimi i tij në Korrik 2020.

Ata diskutuan gjithashtu hapat e ardhshëm përpara.

“Z. Kurti dhe unë kemi pasur një bisedë shumë të sinqertë dhe konstruktive. Derisa unë e kuptoj që Z. Kurti do të i duhet pak kohë për t’u njohur me Dialogun dhe marrëveshjet e tij, si BE ashtu edhe SHBA presin që procesi i normalizimit gjithëpërfshirës midis Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë së shpejti. Jam shumë i kënaqur kur dëgjoj që Z. Kurti e kupton rëndësinë e Dialogut, ” ka thënë Lajçak.

Në Prishtinë, Përfaqësuesi i Posaç?m Lajçak zhvilloi takime me Presidenten n? detyr? Vjosa Osmani, Kryeministrin n? detyr? Avdullah Hoti dhe liderët e partive politike, përfshirë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe për të theksuar rëndësinë e unitetit në Dialog p?rtej linjave partiake. Ai gjithashtu u takua me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, foli me ambasadorin e SHBA dhe informoi shtetet anëtare të BE-s? mbi bisedat e tij.

Nga Prishtina, ai vazhdon për në Beograd dhe Podgoricë si pjesë e vizitës së tij në rajon.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco