Abbott thotë se ndan pikëpamjet e njëjta me Lajçak dhe Kurtin në lidhje me dialogun

Abbott thotë se ndan pikëpamjet e njëjta me Lajçak dhe Kurtin në lidhje me dialogun

12:10, 03/03/2021

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka përshëndetur vizitën që i ka bërë Kosovës i dërguari i posacëm për dialogun Kosovën-Serbi nga BE-ja Miroslav Lajçak.

Abbott ka thënë se Mbretëria e Bashkuar i ndan pikpamjet e njëjta të Lajçak dhe Albin Kurtit se është e rëndësishme që dialogu të jetë mirë i përgatitur, me parime dhe të koordinohet në mes të të BE-së dhe Amerikës.

“ Isha i kënaqur  që pash që takimi i Miroslav Lajcak dhe diskutimet në Kosovë sa i përket dialogut Kosovë-Serbinë shkuan mirë. Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjet e tij dhe të Albin Kurtit për atë se është e rëndësishme që dialoigu të jetë i përgatitur mirë, me parime dhe të koordinohet në mes të BE-së dhe SHBA-së. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështes cdo marrëveshje që përkrahet nga populli i Kosovës dhe nga rajoni”, ka shkruar Abbott.

I was pleased to see that Miroslav Laj?ák’s visit to discuss the Kosovo-Serbia dialogue has gone well. The UK shares his...

Posted by Nicholas Abbott on Wednesday, March 3, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco