A do të bëj koalicion me AAK-në, deklarohet Kurti

A do të bëj koalicion me AAK-në, deklarohet Kurti

11:56, 03/03/2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë qëndrimit tre ditor në Shqipëri, në një konferencë është shprehur i bindur se do të arrij të marrë 61 vota për formimin e Qeverisë.

I pyetur nga gazetarët se a do të bëj koalicion me partinë e Ramush Haradinajt, Kurti tha se nuk bën kompromis me regjimin e vjetër. Pasi sipas tij, do të shkelte vullnetin e qytetarëve.

“Koalicioni parazgjedhor i bëri zgjedhjet referendum, LVV me Vjosa Osmanin. Kemi fituar në këto zgjedhje sikur kryeministër e si presidente. Na nevojiten 61 vota do ta kalojmë dhe nuk kemi nevojë të bëjmë kompromise me regjimin e vjetër, nuk e kemi ndërmend t’ia shkelim vullnetin qytetarëve”, tha ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco