Kurti: UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër, jemi bashkë me luftëtarët e saj

Kurti: UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër, jemi bashkë me luftëtarët e saj

11:42, 03/03/2021

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kandidatin për deputet në Shqipëri, Boiken Abazin, ka folur edhe për Gjykatën Speciale si dhe krerët e UÇK-së që momentalisht disa ndodhen atje.

Kurti në këtë konferencë i pyetur nga gazetarët ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë është gjykatë e cila është imponuar prej jashtë.

Kreu i VV-së tha se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër, ndërsa shtoi se Kosova është bashkë me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjykata Speciale në Hagë është gjykatë e cila është imponuar prej jashtë që merret vetëm me ushtarët e UÇK-së. Ne dëshirojmë të kemi gjykata normale në Kosovë jo Gjykata Speciale andaj me procesin e vetingut në qeverisjen e re do të zvogëlojmë atë gjysmë milionë lëndë por edhe të rregullojmë imazhin e Kosovës duke sjellur drejtësi për qytetarët. UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe luftë të pastër. Ne jemi bashkë me luftëtarët e UÇK-së”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco