Këshilltari i Thaçit e krahason Albin Kurtin me një monark

Këshilltari i Thaçit e krahason Albin Kurtin me një monark

11:28, 03/03/2021

Këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, e ka krahasuar fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin me një monark që krijon një cirk të gërditshëm politik, raporton Syri.net Kosova.

Kjo pasi sipas tij, ende pa i krijuar institucionet në Kosovë, ky i fundit me qasje populiste po mundohet të katapultohet edhe në Shqipëri.

Behramaj me anë të një shkrimi në Facebook, ka shkruar se me frymën e krijuar politike pas rezultatit të zgjedhjeve këtu, ai po mundohet ta fuqizojë Lëvizjen Vetëvendosje edhe atje.

“Madje, duke e ngjyrosur veten si gjithëkombëtar, me përzgjedhje selektive të disa përfaqësuesve të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës bëri edhe shëtitje patriotike nëpër Lezhë, pa vetë të zotët e shtëpisë. Nga aty na kumtoi dy lajme kontradiktore. I pari, që nuk do të ketë bashkim kombëtar. I dyti, që kombi ynë ka nevojë për një Skënderbe edhe më të madh, i cili nga Vlladimiri erdhi në Kosovë dhe tashmë është nisur edhe drejt Shqipërisë”, është shprehur Behramaj.

“Pra, pa u rikthyer ende në Zyrën e Kryeministrit, Albin Kurti tashmë po përpiqet t’i ngjasojë një monarku dhe me dukat e tij të zgjedhur të krijojë një cirk të gërditshëm politik!”, shkruan tutje ai.

Ende pa i krijuar institucionet në Kosovë, Albin Kurti me qasje populiste po mundohet të katapultohet edhe në Shqipëri....

Posted by Adil Behramaj on Wednesday, March 3, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco