Analisti amerikan godet sërish, kërkon nga Kurti hetim të xhamive të ndërtuara nga Erdogani

Analisti amerikan godet sërish, kërkon nga Kurti hetim të xhamive të ndërtuara nga Erdogani

11:00, 03/03/2021

Profesori dhe gazetari amerikan, Alon Ben Meir, ka vazhduar  edhe me një kërkes tjetër ndaj fituesit të zgjedhjeve në Kosovë Albin Kuritit, duke i kërkuar ti ndryshoj gjërat për të mirë dhe jo për tu afruar me Turqinë.

Ai ka kritikuar edhe  për ndikimin e agjendës islamike të Erdoganit në Kosovë, ku janë investuar edhe miliona euro në xhami.

Por analisti amerikan nuk ka harruar të përmend edhe mos liberalizimin e vizave dhe rrezikun  e islamizmit 

"Ndikimi i agjendës islamike të Erdoganit në Kosovë dhe vendet tjera të Ballkanit ka nevojë për më shumë përfolje nga vendet perëndimore. Erdogan tashmë ka investuar miliona në xhami, e mijëra në projekte të tjera", tha Alon Ben Meir.

Analisti amerikan  shtoi se Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkan i privuar nga liberalizimi i vizave, i cili izolon vendin dhe rrit rrezikun për të krijuar atmosferë të përsosur për shfrytëzimin islamik të Erdoganit.


"Albin Kurti, ka shansin historik për t ' i ndryshuar gjërat për mirë, por jo duke u afruar më shumë me Turqinë", tha profesori dhe gazetari amerikan, Alon Ben Meir.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco