Votat për krejt partitë: Kaq deputetë ka secila prej tyre

Votat për krejt partitë: Kaq deputetë ka secila prej tyre

09:20, 03/03/2021

Analisti Blerim Vela e ka dhënë parashikimin e tij sa i përket ulëseve që priten të marrin partitë politike në Kosovë pas certifikimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Vela përmes një statusi në Twitter, ka thënë se nëse trendi aktual i ndarjes së votave me postë vazhdon njejtë për subjektet politike, atëherë LVV-ja dhe Lista e Vjosa Osmanit priten që të kenë 49,7% të votave.

Ai tutje thotë PDK-ja pritet të marrë 16.8%, LDK-ja 12.65% dhe AAK-ja 7.16%.

Përkthyer në mandate, sipas parashikimit të Velës i bie që Vjosa Osmani merr 58 deputetë, PDK-ja 19 deputetë, LDK-ja 15 ndërsa AAK-ja merr 8 deputetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco