Në takim më Lajçakun, Kosnett: Qëllimi ynë marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Në takim më Lajçakun, Kosnett: Qëllimi ynë marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

20:41, 01/03/2021

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar sonte një takim me Përfaqësuesin e  Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ambasadori Kosnett, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se në takimin e sontëm ka riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

“Në takimin e sotëm me Emisarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, riafirmova mbështetjen dhe bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara rreth dialogut të kryesuar nga BE-ja. Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim të thellë Euro-Atlantik, ku do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Kosnett.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco