Nga konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e Presidentit e deri te mandatari

Nga konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e Presidentit e deri te mandatari

13:42, 22/02/2021

Pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt, Kosova mund të nis me formimin e institucioneve të reja si dhe zgjedhjen e Presidentit të ri. Sipas Kushtetutës, fillimisht do të bëhet zgjedhja e Kuvendit të ri duke pasur pastaj me zgjedhjen e Presidentit të vendit e deri te mandatimi i kryeministrit të ri. Kështu kanë deklaruar njohësit e çështjeve juridike në vend.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu për Syri Kosova ka sqaruar procedurat kushtetuese për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.     

Akti i parë që na paraprinë neve është shpallja e rezultateve preliminare nga ana e KQZ-së pastaj certifikimi i rezultateve, afati ankimor pastaj dërgohen rezultatet e certifikuara në Kuvend, dhe Kuvendi ta thërras seancën e parë. Nëse Kuvendi nuk e thërret atëherë deputetët dhe struktura ekzistuese e thërret Kuvendin e ri. Nuk ka asnjë pengesë në Kushtetutë që ajo që ushtron detyrën e Presidentit edhe ta mandatoj mandatarin për konstituimin e Qeverisë”, tha Baraliu.

Njohësit e çështjeve kushtetuese madje thonë, se edhe në të kaluarën Kosova është përballur me një situatë të tillë.

Juristi Mentor Beqiri e ka përmendur për Syri Kosova edhe kohën kur në vitin 2011 ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi aso kohe u.d i Presidentit ka mandatar për kryeministër Hashim Thaçin.

Në të kaluarën kemi pasur rast ku në vitin 2011, u.d i Presidentit Jakup Krasniqi e ka mandatuar për kryeministër atë kohë Hashim Thaçin . Do të thotë është krijuar një standard i ri kushtetues i cili e ka bërë një praktik ndoshta jot ë rregullt po që tashmë është praktik dhe që i jep edhe mundësinë edhe u.d të Presidentit me mandatuar kryeministrin”, tha Beqiri.

Në anën tjetër, sipas njohësve të çështjeve politike, zgjedhja e Presidentit të ri mund të sjell telashe në numrin e votave të pamjaftueshme që partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje mund t’i sigurojë si parti e vetme.  

Analisti Arton Demhasaj tha për Syri Kosova se për të arritur kuorumin e mjaftueshëm kjo parti do të ketë nevojë për votat e deputetëve të partive tjera.

Problemi kryesor që mundet me stagnuar, përfundimin e të gjitha institucioneve, mundet me qenë çështja e zgjedhjes së Presidentit për shkak se Vetëvendosje e vetme nuk e ka një shumicë të tillë edhe me minoritete nuk mundet me arrit një shumicë të tillë për zgjedhjen e Presidentit. Me gjasë ka me pas nevojë për partitë tjera shqiptare që janë në Kuvend për me krijuar kuorumin”, u shpreh Demhasaj.

Sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është subjekti politik më i mundshëm për partner të koalicionit.

Me gjasë ka me pas nevojë për partitë tjera shqiptare që janë në Kuvend për me krijuar kuorumin. Tash a ka me ndodh që këto partitë LDK-PDK dhe AAK munden me u pajtuar me votuar kuorumin dhe me votuar një kandidat që propozon Vetëvendosje, kjo mbetet me u pa por nuk besoj që ka me ndodh kjo, por me gjasë mund të kemi një koalicion nëse Vetëvendosje bën me dikë prej partive politike për me i jep zgjidhje çështjes së Presidentit e që kjo mundet me qenë më shumë me AAK-në apo ndonjë parti tjetër”, ka deklaruar Demhasaj për Syri Kosova.

Kujtojmë, se KQZ-ja ende është duke vazhduar me numërimin e votave me kusht si dhe atyre që kanë ardhur nga diaspora. /Syri Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco