Ja arsyetimi i Speciales për refuzimin e kërkesës për lirimin nga paraburgimi të Kadri Veselit

Ja arsyetimi i Speciales për refuzimin e kërkesës për lirimin nga paraburgimi të Kadri Veselit

20:31, 24/01/2021

Mbrojtësi i Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson, ka bërë kërkesë për lirimin e përkohshëm të klientit të tij nga paraburgimi.Emmerson kishte ofruar edhe një listë me kushte, të cilat sipas tij do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej.

Mirëpo gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Speciale ka refuzuar kërkesën.Në arsyetimin që ka dhënë Gjykata për refuzimin e kësaj kërkese thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka gjetur se ekziston rreziku që Veseli të ikë ose të pengojë përparimin e procedurës. 

Po ashtu, Gjykata ka konsideruar se masat e vendosura nga gjyqtari i procedurës paraprake nuk janë arsye që të pengohet komunikimi i tij me publikun apo mbështetësit e tij.“Për sa i përket rrezikut të pengimit të mbarëvajtjes së procedurave ose kryerjes së krimeve të mëtejshme, gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se asnjë nga kushtet e propozuara, ose ndonjë kufizim shtesë i vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake, nuk mund të kufizojë aftësinë e z. Veseli për të komunikuar, përmes çdo mjeti jopublik, me komunitetin e tij ose rrjetin mbështetës“, thuhet në arsyetimin e Gjykatës.

Gjykata ka arsyetuar se Veseli përmes komunikimit të tij mund të nxisë, ndihmojë ose përndryshe angazhojë të tjerët në frikësimin ose dëmtimin e atyre që përceptohen se janë kundër UÇK-së.Gjithashtu në arsyetimin e Gjykatës përmendet ndikimi të cilin Veseli mund ta ushtrojnë në dëshmitarë persona të tjerë lidhur me rastin, duke marrë parasysh edhe autoritetin dhe ndikimin që ka Veseli mbi vartësit dhe mbështetësit, gjë që sipas Gjykatës nuk mund të monitorohet nëse Veseli do të qëndronte në Kosovë.

Sipas Gjykatës, rreziku që Veselit të ndikojë përmes komunikimit te të tjerët me së miri mund të monitorohet përmes kornizës së monitorimit të komunikimit të zbatueshëm në mjediset e paraburgimit.“Në mënyrë thelbësore, ndalimi i z. Veseli nga kontakti me dëshmitarët e mundshëm, personat e lidhur me rastin ose për këtë çështje, ndonjë person në Kosovë, nuk mund të zbatohet dhe as të monitorohet, pavarësisht nëse  i referohemi kontakteve personale ose komunikimit përmes pajisjeve elektronike…duke pasur parasysh situatën e z. Veseli dhe autoritetin dhe ndikimi që ai mund të ushtrojë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, mbi ish vartësit dhe mbështetësit, është vetëm përmes kornizës së monitorimit të komunikimit të zbatueshëm në mjediset e paraburgimit, që komunikimet e z. Veseli mund të kufizohen dhe monitorohen në mënyrë efektive, duke lehtësuar kështu rreziqet që ai të pengojë procedurat ose përfshirja ose kontributi në krime “, thuhet në arsyetimin e Gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka thënë në arsyetim gjithashtu se çdo masë tjetër apo kufizim i vendosur nga kjo gjykatë nuk do të kishte ndikimin e mjaftueshëm ose do të ishte i pamjaftueshëm lidhur me ndikimin e pengimit të procedurave ose kryerjen e krimeve të mëtejshme.Tutje për sa i përket proporcionalitetit të paraburgimit në arsyetim thuhej se i takon gjyqtarit të procedurës paraprake të marrë në konsideratë masa më të buta kur vendos nëse një person duhet të mbahet në paraburgim apo jo.

Veseli është arrestuar me 5 nëntor 2020 dhe duke marrë parasysh që është akuzuar për 10 akuza të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit,  me një dënim të mundshëm deri në burgim të përjetshëm, nuk plotësohen kushtet për lirimin e tij  nga paraburgimi, theksohet në arsyetim.Avokati i Veselit para Gjykatës kishte paraqitur edhe disa arsye me anë të të cilave arsyetonte kërkesën e tij për lirimin  nga paraburgimi.

Emmerson ka përmendur edhe mundësinë e kohëzgjatje se paraburgimit deri në qershor të vitit 2022 , duke marrë parasysh qëllimin e rastit dhe numrin e madh të dëshmitarëve që pritet të dëgjohen në këtë rast, ndërsa gjyqtari i procedurë paraprake ka thënë se çdo diskutim në lidhje me kohëzgjatjen e pritshme totale të paraburgimit të Veselit është i parakohshëm dhe spekulues në fazën e tanishme.Më 5 nëntor 2020, Kadri Veselit i ishte konfirmuar aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale për krime lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco