Kosnett 'godet' politikanët kosovarë: SHBA nuk e solli ushtrinë këtu që të bëjë 'Shqipërinë e Madhe'

Kosnett 'godet' politikanët kosovarë: SHBA nuk e solli ushtrinë këtu që të bëjë 'Shqipërinë e Madhe'

22:50, 21/01/2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë dërguar trupat e tyre në Ballkan që të vdesin për 'Shqipërinë e Madhe' apo 'Serbinë e Madhe'.

Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett  teksa e ka komentuar deklaratën e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj për bashkim me Shqipërinë por edhe deklaratat e mëhershme të liderit të VV-së, Albin Kurti dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Me gjithë respektin, mendoj se këto janë gjëra që politikanët i thonë veçanërisht gjatë kohës së zgjedhjeve. Shtetet e Bashkuara besojnë në atë që thotë Kushtetuta e Kosovës: që Kosova duhet të jetë shoqëri shumë-kulturore, shumëfetare. Nuk mendoj që ShBA-ja i dërgoi trupat e saj, nuk mendoj që ushtarët amerikanë vdiqën në Ballkan në vitet e mëhershme për të promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe dhe Serbisë së Madhe”, ka thënë ai në një intervistë për emisionin Politiko në Kanal10.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco