Duket si befasi/Ja cilët politikanë të njohur mbetën jashtë listave për deputetë

Duket si befasi/Ja cilët politikanë të njohur mbetën jashtë listave për deputetë

21:34, 17/01/2021

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, disa nga politikanët e njohur, nuk do të jenë kandidatë për deputetë.

Ishte shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, në zgjedhjet e ardhshme, Rexhep Selimi, nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të këtij subjekti.

Kjo pasi 10shi i UCK-së, ndodhet për gjykim në Hagë, ndërsa ky numër, mbeti përsëri në familjen Selimi.

Është Shqipe Selimi, ajo që tani ka marrë numrin 10 në listën e Vetëvendosjes.

Ndërkohë, për të qenë pjesë e legjislaturës së tetë, nuk do të provojnë as disa ish-deputetë të tjerë të Vetëvendosjes.

Elbert Krasniqi, Taulant Kryeziu e Zikreta Aliti, kanë mbetur jashtë listës për deputetë.

E në vend të tyre, për herë të parë do të garojnë Vasfije Krasniqi-Goodman, Avni Dehari, Donika Gërvalla, Lumnije Mikullovci, Ardian Gola dhe Adriana Matoshi.

Nderkohë në LDK, listës i mungon ai qe dikur ishte shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie dhe 6 herë deputet, Ismet Beqiri.

Për këtë, vet Beqiri ka lajmëruar në Facebook disa ditë më parë.

Ndërkohë në listën e LDK-së, nuk do të jenë as Fatmir Rexhepi dhe Ilir Tasholli.

Por, brenda listës së saj, LDK ka futur kreun e AKR-së Behgjet Pacollin, dhe ekspertin e sigurisë, Nuredin Ibishin.

Me LDK-në, për deputet do të kandidojë zhytësi i njohur kosovar Ismajl Kasumi.

Kurse Partia Demokratike e Kosovës, në listën e saj, përveç kryetarit Kadri Veseli, nuk do ta ketë as nënkryetarin, Hajredin Kuçi.

Vet Kuçi, këtë e kishte pohuar me herët.

E përveç tij, në zgjedhjet e parakohshme, nuk do të garojë as ish – deputeti, Fatmir Xhelili.

Kurse në këtë listë, për herë të parë do të garojnë ish – analistët, Faton Abdullahu dhe Ardian Kastrati.

Në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk figuron emri i Gazmend Abrashit të AAK-së.

Kurse përveç tij, në listën e këtij subjekti, nuk është përfshirë as Donika Kadaj-Bujupi.

Ndërsa kësaj liste, i janë bashkuar infektologu, Shemsedin Dreshaj dhe ish-analisti, Dardan Islami.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco