Ramush Haradinaj: Në Serbi do të gëzohen nëse nuk zgjedhem president

Ramush Haradinaj: Në Serbi do të gëzohen nëse nuk zgjedhem president

18:20, 15/01/2021

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar se në Serbi do të gëzohen nëse nuk zgjedhem president, shkruan Syri..net Kosova.''

"Ne kishim ëndërr lirinë e Kosovës. As sot, pas dy dekadash në liri, dashuria jonë për Kosovën nuk është zbehur aspak. Solidarizohemi me bashkëluftëtarët që sot janë në Hagë dhe iu themi bashkëluftëtarëve kudo që janë, se qëndrojmë të fortë. Jemi këtu për ta, jemi këtu me ta.

Të gjitha partitë i kanë sfidat e veta. Ne iu themi qytetarëve të vendit, që Aleanca është adresë, jo vetëm e qëndrueshme dhe e fortë, por jemi adresë që në procese të rëndësishme jemi vendimtarë. Roli ynë është vendimtar për cilësinë e reformave, fuqinë e Kosovës dhe të institucioneve.", ka shkruar Haradinaj në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco