'Germin' kërkon të anulohet vendimi i KQZ-së për votuesit nga diaspora

'Germin' kërkon të anulohet vendimi i KQZ-së për votuesit nga diaspora

14:46, 12/01/2021

Organizata Germin ka dorëzuar ankesë rreth vendimit të fundit të Komisionit Zgjedhor të Kosovës (KQZ) për Verifikimin e aplikacioneve për regjistrim për periudhën e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.

Lirim Krasniqi nga Germin, ka kërkuar që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ta rishqyrtojë ose ta anulojë komplet vendimin e KQZ-së për votuesit nga diaspora.

“Ne si përfaqësues të organizatës Germin sapo deponuam ankesën kundër vendimit të KQZ-së. Ne konsiderojmë që ky vendim ka potencial që të shkel të drejtat themelore zgjedhore që rregullohen me Kushtetutën e Kosovës. Ne shpresojmë që PZAP do ta marrë parasysh ankesën tonë dhe do të veproj konform ligjit. Ekzistojnë elemente të të drejtave kushtetuese dhe tejkalimit të kompetencave të KQZ-së”.”, tha Krasniqi para medieve.

Tutje, ai tha se legjislacioni aktual është i mjaftueshëm për verifikimin e votuesve nga diaspora.

Ndërkohë, ditën e hënë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve që janë jashtë Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco