Konfirmohet bashkëpunimi SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor

Konfirmohet bashkëpunimi SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor

14:26, 12/01/2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë konfirmuar bashkëpunimin e fuqishëm që kanë për Ballkanin Perëndimor.

Kështu është konfirmuar sot nga Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka pritur në takim Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Lajçak ka thënë se kanë folur për situatën në rajon në detaje dhe për aktivitetet e ardhshme.

“Mirëprita sot Ndihmës Sekretarin e Shtetit Phil Reeker në Bruksel. Ne konfirmuam bashkëpunimin e ripërtërirë të fortë në Ballkanin Perëndimor. Ne gjithashtu folëm në detaje për situatën në rajon dhe diskutuam aktivitetet e ardhshme”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco