Reagon Murati: Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votimin e qeverisë 'Kurti'

Reagon Murati: Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votimin e qeverisë 'Kurti'

18:35, 02/12/2020

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendoje, Hekuran Murari, ka thënë se Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votim kur është votuar Qeveria Kurti.

Ai ka deklaruar se pretendimi për të tërhequr paralele me votimin e qeverisë ilegale nuk qëndron.

“Sa për sqarim, Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votim kur është votuar Qeveria Kurti. Pretendimi për të tërhequr paralele me votimin e qeverisë ilegale nuk qëndron”, ka shkruar ai në rrjetin social facebook.

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me dy vjet burgim me kusht, deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, pasi ai është shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione.

Të akuzuarit janë obliguar që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) t’ia kompensojnë shumën prej 22.900 euro si dhe Zyrës për Komunitete në Kryeministri shumën prej 2.749 euro.

Sipas aktakuzës, Etem Arifi ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke siguruar në këtë mënyre shumën prej 25.646.00 euro.

Këto para, sipas prokurorisë, nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë, por janë përvetësuar nga Arifi dhe Gashi për persona të tjerë.

Sa për sqarim, Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votim kur është votu Qeveria Kurti. Pretendimi për të tërhequr paralele me votimin e qeverisë ilegale nuk qëndron.

Posted by Hekuran Murati on Wednesday, December 2, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco