Godet Abazi: PDK-ja po bëhen gati për megahajninë e dimrit

Godet Abazi: PDK-ja po bëhen gati për megahajninë e dimrit

15:18, 02/12/2020

Ish zëvendës kryeministri Haki Abazi, të frikësuar, por me zanat të vjetër, PDK-ja po e bën vetën degë të Podujevës, vetëshkatrrimi me rënie të lirë. Ende pa u gjetur se çfarë ndodhi me 2 milionë euro nga thesari po bëhen gati për megahajninë e dimrit. 

"LDK-ja, e kapur, e ka humb kontrollin dhe po bëhet dega e PDK-së në Drenas vetëm me kalu dimrin. Sikur pranvera nuk do të vijë kurrë, po sillen sikur nuk ekziston sovrani. Ende po mendojnë që Besijana është vetëm ëndërr", tha Abazi.

Sipas tij të bashkuar janë në zhvatjen e shtetit, mohimin e luftës, zvoglimin e dënimeve të kriminelëve serb për ta mbajtur Listën Srpska në qeveri dhe të gjitha këto kinse në emër të rimëkëmbjes ekonomike. 

"Nuk rimëkembet ekonomia që nuk u bë kurrë dhe për 20 vite e zhvatën edhe sektorin publik edhe atë privat edhe pronën në privatizim. Kjo që po bëjnë është thellim i fukarallëkut me dorën institucionale dhe pasurim i klientelës elitare politike dhe avokatëve të mbrendshëm dhe të jashtëm", tha Haki Abazi. 

Ai shtoi se sikur nuk është e qartë edhe për një fëmij 5 vjeç që Etem Arifi e Haxhi Topi kanë vepruar e votuar kundërligjshëm dhe qeveria e tanishme është jolegjitime dhe antikushtetuese rrjedhimisht edhe zaptuese e vullnetit qytetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco