Vendimi i Kushtetueses për rastin Arifi është i një rëndësie të jashtëzakonshme

Vendimi i Kushtetueses për rastin Arifi është i një rëndësie të jashtëzakonshme

14:57, 02/12/2020

Nënkryetarja e Kuvenit të Kosovës ka regauar pas  mbajtjes së seancën dëgjimore nga ana e Gjykatës Kushtetuese me përfaqësuesit e insitutcioneve lidhur me kërkesën për kushtetueshmëri të votës së deputetit të dënuar Etem Arifit.

Sipas Arbërie Nagavcit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin Arifi është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

"Legjitimimi i deputetëve të zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, legjitimon krimin dhe kriminelët në Kuvend. Shitblerja e votës përveç se me favore e të mira publike do të bëhet e zakonshme edhe me paratë e krimit. Kjo s’duhet lejuar dhe s’guxon të ndodhë", tha nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LV-së.
 
Nagavci shtoi se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e përcakton qartë që dënimi i një anëtari të Kuvendit për vepër penale është pengesë absolute dhe tutje e ndalon shprehimisht kandidimin për t’u zgjedhur  deputet një shtetasi të Kosovës nëse është shpallur fajtor për vepër penale me një veprim të prerë në tre vitet e fundit.

"Vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja, çkapje të institucioneve e rregullim politik dhe njëkohësisht dhe për rregullim të gjendjes juridike", tha depuetja Nagavci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco