Festat e fundvitit po afrojnë, Hoti vjen me një mesazh të fuqishëm për qytetarët

Festat e fundvitit po afrojnë, Hoti vjen me një mesazh të fuqishëm për qytetarët

19:23, 01/12/2020

Pas daljes së kryeministrit, Avdullah Hoti në konferencë rreth menaxhimit të pandemisë, ka reaguar edhe në rrjetin social në Facebook, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka theksuar se masat që kanë ndërmarrë deri më tani për parandalim të pandemisë #COVID19 kanë dhënë rezultat. Situata është serioze, mirëpo e menaxhueshme dhe nën kontroll. 

"Të nderuar qytetarë, festat e fund vitit kësaj radhe do të jenë më ndryshe. Ne duhet t’i respektojmë në përpikëri masat për parandalim të përhapjes së #COVID19, që të mund t’i kthehemi normalitetit.", ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas tij varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike prej ekspertëve dhe në përputhje me protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë këto masa do të ndryshojnë, por gjithmonë do të kenë prioritet jetët e njerëzve. 

Lexoni postimin e plotë:

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, December 1, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco