Kryeministri paralajmëron masa të reja nga java e ardhshme, po punohet që vaksina të sigurohet shpejt

Kryeministri paralajmëron masa të reja nga java e ardhshme, po punohet që vaksina të sigurohet shpejt

17:24, 01/12/2020

Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media ka njoftuar se lajm i mirë është që tashmë kemi më shumë të shëruar se sa të infektuar, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka theksuar se masat do të mbesin në fuqi dhe do të vazhdojnë kontrollet rigoroze, derisa ka paralajmëruar për masa të reja për festat e fundvitit.

“Ne do të shkojmë me zbatim rigoroz të masave që i kemi marrë. Do të takohemi me shoqata e biznese që të përgatisim masa të reja që do t’i zbatojmë nga java e ardhshme për t’u përgatitur për festa”, tha Hoti në konferencë.

Hoti ka theksuar se po punohet që vaksina anti-covid të sigurohet sa më shpejt në Kosovë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco