Nëse vendi shkon në zgjedhje, Vetëvendosje del fituese

Nëse vendi shkon në zgjedhje, Vetëvendosje del fituese

15:23, 01/12/2020

Analisti politik, Belul Beqaj konsideron se ekzistojnë dy skenare që mund të ndiqen nga skena politike në situatën që ndodhet Kosova sot.

Sipas Beqajt skenari i parë është ai i mentalitetit të shtetit të kapur.Kjo do të thoshte marrëveshje koalicioni për mbijetesë dhe zhvatje të pushtetit.

“Mund të ndodhin dy skenarë. Skenari i cili përcjellë mentalitetin e shtetit të kapur , të partive të cilat janë sinonim për shtetin e kapur. Që nënkupton, marrëveshjen e koalicionit për të mbijetuar sa më gjatë që të jetë e mundur. Për ta zhvatur më shumë pushtetit dhe për t’i ruajtur pozitat priviligjuese të cilat i kanë krijuar me vite të tëra”, deklaroi Beqaj.

.Ky skenar sipas Beqaj është më i mundshëm të ndodhë për shkak të mentalitetit të deri tanishëm.Nëse ndodhë kjo, Beqaj thotë se do destabilizojë vendin e do ndisë protesta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco