Mungesa e trajtimit të mirëfilltë të rasteve gjyqësore të zhvilluara ndaj zyrtarëve publik për mos deklarim pasurie

Mungesa e trajtimit të mirëfilltë të rasteve gjyqësore të zhvilluara ndaj zyrtarëve publik për mos deklarim pasurie

14:46, 01/12/2020

Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka publikuar analizën trajtimi Institucional i rasteve të mosdeklarimit dhe deklarimit të rrejshëm të pasurisë ndaj yrtarëve të lartë publik në Kosovë gjatë vitit 2019.

Në këtë analizë janë trajtuar 20 raste penale të zhvilluara ndaj zyrtarëve të lartë publik gjatë vitit 2019 lidhur me veprën penale “mos raportimi, ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”. Të gjeturat nga kjo analizë tregojnë se në Kosovë gjatë vitit 2019 kishte mungesë të trajtimit të mirëfilltë të këtyre rasteve.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si pasojë e trajtimit të tillë institucional, përfundimet e proceseve gjyqësore kanë qenë simbolike, me dënime minimale, gjë që nuk jep sinjal se korrupsioni po luftohet me seriozitet.

Të gjeturat nga kjo analizë tregojnë se në Kosovë gjatë vitit 2019 kishte mungesë të trajtimit të mirëfilltë të rasteve gjyqësore të zhvilluara ndaj zyrtarëve publik, për veprën penale “mos raportimi, ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, që bën pjesë në kapitullin e veprave penale të korrupsionit zyrtar dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare në Kodin Penal.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si pasojë e trajtimit të tillë institucional, përfundimet e proceseve gjyqësore kanë qenë simbolike, me dënime minimale, gjë që nuk jep sinjal se korrupsioni po luftohet me seriozitet.

Projekti “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco