'Ti je frikacak, të njoh unë moti', Donika Kadaj kapet me deputetin e LDK-së

'Ti je frikacak, të njoh unë moti', Donika Kadaj kapet me deputetin e LDK-së

10:37, 25/11/2020

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, Shkëmb Manaj, është përplasur në mbledhjen e sotme me deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupin.

Si shkak është bërë një letër e dërguar në këtë komision ku është bashkangjitur edhe një shkresë nga ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.

Këtë letër deputetët e kanë akuzuar Manajn se e ka mbajtur të fshehtë.

Deputetja e AAK-së e ka akuzuar Manajn se e ka shkelur kodin penal.

“Pse e ke mshefë shkresën ku thuhet se ka pretendime serioze? Kush të ka thanë me mbajtë fshehtë:? Unë nuk jam frikacake si ti, e ke shkelë kodin penal”, ka thënë ajo.

Megjithatë, kreu i komisionit Shkëmb Manaj iu është përgjigjur deputetes së AAK-së duke i thënë se nihjen moti.

“Njihemi na mirë, goxha gjatë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco