Mustafa: Presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar vendi në zgjedhje

Mustafa: Presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar vendi në zgjedhje

15:08, 24/11/2020

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar vendi në zgjedhje.

Kështu tha ai në një prononcim për media, pas një vizite që pati në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se LDK nuk ka ndonjë emër të caktuar për president, por se në fillim të dhjetorit do ta diskutojnë me kryesinë këtë çështje.

“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas nesh çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt, jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, sa i përket vizitës së sotme që bëri në Kuvend, Mustafa ka thënë se pas shuarjes së grupit parlamentar 6+ , është takuar me deputetët që kanë mbetur pa grup parlamentar për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco